E diel, 15 Nëntor 2026 Safir deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Diagnozë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Bashkia e Pogradecit nis aksionin për të ndihmuar familjet në nevojë dhe pensionistët

Bashkia Pogradec nga dita e sotme ka nisur bashkëpunimet me fondacionet humanitare për të ndihmuar familjet në nevojë, pa të ardhura dhe pensionistët  e vetmuar në këto ditë të vështira ne zonat më të thella të kesaj Bashkie.

 

Burime zyrtare thanë se puna është përqëndruar  fillimisht në zonat më të thella të zonës së Mokrës ku ka shumë familje në nevojë. Gjithnjë sipas të njëjtave burime, do të jenë vetëm në Mokër, në njësitë Proptisht, Trebinjë e Dardhas  me 1000 paketa ushqimore si dhe do të shpërndahen edhe mjete higjenike.

 

Bashkia ka evdentuar tashmë listat e pensionistëve dhe është duke i kontaktuar për nevojat që kanë, ndërsa për familjet në kushte ekstreme vijon puna në bazë të verifikimeve të listave nga ndihma ekonomike.

Vazhdo të lexosh

Reklamë