E diel, 8 Nëntor 2026 Film Family deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Bashkia e Kukësit dezinfekton edhe automjetet e transportit publik

Bashkia e Kukësit mblodhi këtë të hënë Këshillin e Sigurisë Vendore, ku vendosi marrjen e masave urgjente për mbylljen e institucioneve arsimore dhe dezinfektimi i të gjitha ambienteve.

 

“U vendos të merren masa të menjëhershme për mbylljen e institucioneve vendore arsimore si kopshte dhe çerdhe si dhe gjithashtu për dizifektimin e te gjitha kopshteve dhe çerdheve. Janë të ndaluara deri me datë 3 prill , të gjitha tubimet , takimet dhe aktivitetet e tjera që kanë fluks personash.”

 

Reklamë

Po ashtu, janë marrë masa edhe për dezinfektimin e institucioneve publike dhe mjetet e transportit publik

 

“Drejtoria Shërbimeve pranë Bashkisë Kukës ka marrë masat për dizifektimin e të gjithë ambjenteve dhe institucioneve publike por si dhe mjetet e transportit publik siç janë autobuzat dhe furgonat që vijnë nga Tirana si dhe qytete të tjera. Eshtë vendosur një linjë e mirë koordinuar mes te gjithë institucioneve për marrjen e të gjithë masave të duhura për parandalimin dhe trajtimin e kësaj situate.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë