Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
10 September 2026
Vizion fokus

Kokainë mes trëndafilave, kapen 100 kg drogë në aeroportin...

“Prania Besnike”, Rama ndan detaje nga takimi me ministrat...

Spektakël në Champions League! Fitore për Liverpoolin, PSG-në, Sportingun...

Protestuesit sulmojnë makinën e qytetarit, Rama u kthehet Demokratëve...

Poloni/ Treni përplaset me betonieren, 1 i vdekur dhe...

Yamal shkëlqen në Camp Nou, shiritin e kapitenit e...

Avioni i Zelenskyt u rrezikua nga droni, kryeministri norvegjez...

Kontrabandë në Kakavijë/ 685 kg mish dhe 83 kg...

Spektakël në Camp Nou, Barcelona nis Championsin me “manita”

“Siguria rrugore, prioritet i përditshëm”, Lamallari: Masa ndaj shoferëve...

Bashkëshortja e tij e nën hetim për mashtrim, kryeministri i Spanjës konsideron dorëheqjen

25 Prill 08:24

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, tha se po shqyrton mundësinë e dorëheqjes pasi një gjykatë hapi ndaj gruas së tij një hetim për mashtrim. “Më duhet të bëj një pushim dhe të mendoj”, shkroi Sanchez në një letër të shpërndarë në platformën e mediave sociale X, ku njoftonte se do të pezullonte ushtrimin e detyrave të tij publike deri të hënën, kohë në të cilën do të ketë marrë një vendim.

“Kam nevojë urgjente për t’i dhënë përgjigje pyetjes nëse… duhet të vazhdoj të drejtoj qeverinë, apo të heq dorë nga ky nder”, shkruan Sanches.

Lexo edhe :

Related Posts

Sanchez merr vendimin, socialisti nuk jep dorëheqjen si kryeministër i Spanjës

Pse po hetohet gruaja e Pedro Sanchez?

Gjykata njoftoi se kishte nisur hetimin “për shpërdorimin e mundësisë për ndikim dhe për korrupsionin” duke ju përgjigjur një ankese nga grupi kundër korrupsionit “Manos Limpias” (“Duart e Pastra”), kreu i të cilit ka lidhje me të djathtën ekstreme.

Konkretisht hetimi paraprak lidhet me pyetjen nëse Begona Gomez ka abuzuar me pozicionin e saj si bashkëshorte e kryeministrit për të siguruar sponsorë të dyshuar për një kurs masteri universitar që ajo drejton.

Sanchez: Fushatë e udhëhequr nga media “ultrakonservatore”

Kryeministri socialist Sanchez, i cili sapo ka formuar një qeveri të re të koalicionit të majtë pasi ofroi amnisti për separatistët katalanas në mërgim, tha në letrën e tij se ankesa bazohej në fakte “joekzistente” dhe ishte pjesë e një fushate “ngacmimi” kundër gruas së tij, fushatë e cila udhëhiqet nga media “ultrakonservatore” dhe  mbështetet nga opozita konservatore e ekstremit të djathtë.

“Unë nuk jam naiv. Jam i vetëdijshëm që ata po ngrenë akuza kundër Begonës, jo sepse ajo ka bërë ndonjë gjë të paligjshme, sepse ata e dinë mirë se kjo nuk është e vërtetë, por sepse ajo është gruaja ime,” shtoi ai.

Prokurori popullore

Manos Limpias e quan veten si shoqatë, po aktiviteti i saj kryesor është ndjekja e çështjeve ligjore si një e ashtuquajtur “prokurori popullore”.

Kjo veçori e ligjit spanjoll i lejon individët ose subjektet të marrin pjesë si akuzues në çështje të caktuara penale edhe kur nuk janë dëmtuar drejtpërdrejt nga i akuzuari.

Gjithësesi shumë prej çështjeve që ndjek Manos Limpias lidhen me kauza të djathta. /DW

Posted Under:
Aktualitet Bota
Tagged:
pedro sanchez Spanje

Nga e njëjta kategori

Rritje e lehtë e temperaturave, parashikimi i motit për ditën e sotme

më shumë...

Poloni/ Treni përplaset me betonieren, 1 i vdekur dhe 20 të plagosur

më shumë...

Avioni i Zelenskyt u rrezikua nga droni, kryeministri norvegjez tregon çfarë ndodhi

më shumë...

Dronët rusë godasin pikën kufitare mes Ukrainës dhe Moldavisë, vriten 2 persona

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

9:15

Banorët e Marinzës sërish protestë kundër “Bankers...

8:56

U vra me plumb në kokë, hetuesit...

8:43

Rritje e lehtë e temperaturave, parashikimi i...

8:32

Kokainë mes trëndafilave, kapen 100 kg drogë...

8:23

“Sot do të kërkoni më shumë siguri...

8:09

“Prania Besnike”, Rama ndan detaje nga takimi...

11:04

Spektakël në Champions League! Fitore për Liverpoolin,...

11:04

Protestuesit sulmojnë makinën e qytetarit, Rama u...

10:55

Poloni/ Treni përplaset me betonieren, 1 i...

10:41

Pse ndihemi keq sapo mbarojnë pushimet?

10:29

Lëngu i boronicës mund të ulë rrezikun...

9:45

Yamal shkëlqen në Camp Nou, shiritin e...

9:33

Avioni i Zelenskyt u rrezikua nga droni,...

9:12

Kontrabandë në Kakavijë/ 685 kg mish dhe...

9:10

Kujdes, pijet shumë të nxehta mund të...

9:01

Spektakël në Camp Nou, Barcelona nis Championsin...

8:57

Kriza në Kosovë, analistja: Refuzimi për zgjedhjen...

8:22

“Siguria rrugore, prioritet i përditshëm”, Lamallari: Masa...

8:19

Vodhi makinën e ndaluar në rrugë, arrestohet...

8:11

Nojer gati të vendosë një rekord në...

Më të klikuarat

  • Larje hesapesh?! Ekzekutohet 35-vjeçari shqiptar në Itali, u...
  • Ia lidhën duart dhe e qëlluan nga afër, detaje tronditëse ng...
  • Kolegu humbi jetën, vetë mbeti i plagosur në aksionin për ka...
  • Autobusët përplasen kokë më kokë në Selanik, marrin para sta...
  • E trishtë! Ndahet nga jeta në moshën 54-vjeçare këngëtari i...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.