Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
12 August 2026
Vizion fokus

Zelensky: Rusia po përgatitet për mobilizim të ri në...

Paralajmërimi i gjeneralit gjerman: Rusia po teston aftësitë mbrojtëse...

Raund i ri negociatash Izrael-Liban në shtator

Mbyllet dita e 73 e protestës, nis marshimi në...

Zjarr në kodrat e Tushemishtit

FOTO/ Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodríguez kurorëzojnë dashurinë, zbulojnë...

Rrëmbeu mbesën nga spitali, arrestohet gjyshja në Itali

Tunel nëntokësor në kufirin Letoni-Bjellorusi, dyshohet se përdorej nga...

Zjarr në pyllin e Sinicës në Korçë

Dita e 73-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Bashkëshortja e djalit të Donald Trump, në post drejtues në Komitetin Kombëtar Republikan

8 Mars 22:09

HJUSTON, Teksas – Ish-presidenti Donald Trump konsolidoi të premten kontrollin e tij mbi Komitetin Kombëtar Republikan pasi bashkëshortja e djalit të tij dhe një tjetër aleat i tij morën poste drejtuesish. Këto lëvizje vijnë ndërsa brenda kësaj partie po diskutohet nëse organizata duhet të ndihmojë për pagesat e faturave ligjore të ish presidentit.

Gjatë takimit në Hjuston të Komitetit Kombëtar Republikan, anëtarët votuan për të caktuar kryetarin e Partisë Republikane për Karolinën e Veriut, Michael Whatley, dhe Lara Trump, në postin e kryetarit dhe bashkëkryetares së kësaj organizate, që pritet të luajë një rol kyç në mobilizimin e votuesve dhe fondeve për zgjedhjet e përgjithshme të 5 nëntorit.

Kjo lëvizje erdhi pasi ish-presidenti Trump fitoi bindshëm në zgjedhjet paraprake gjatë Super të Martës, duke e shtyrë ish ambasadoren Nikki Haley që të largohej nga gara brenda Partisë Republikane dhe e duke bërë kështu pothuajse të sigurtë se zoti Trump do të jetë kandidati zyrtar në zgjedhje përballë presidentit demokrat Joe Biden.

“Objektivi për 5 nëntorin është të fitojmë, dhe të fitojmë siç thotë vjehrri im ‘masivisht’,” tha Lara Trump, duke premtuar se “çdo cent i çdo dollari të mbledhur” do shërbejë për fitoren e republikanëve në Shtëpinë e Bardhë, në Dhomën e Përfaqësuesve dhe në Senat.

Me këtë lëvizje zëvendësohet Ronna McDaniel, e cila drejtonte deri më tani Komitetin Kombëtar Republikan. Zonja McDaniel u përball me kritika për mbledhjen e fondeve dhe rezultatet në votime. Gjatë drejtimit të saj, zoti Trump humbi zgjedhjet në vitin 2020 dhe partia pati rezultate më të dobëta se ç’pritej në zgjedhjet e mesmandatit për në Kongres, në vitin 2022.

Disa nga anëtarët e Komitetit Kombëtar Republikan kanë bërë thirrje që ky komitet të ndihmojë me pagesat e shpenzimeve ligjore të zotit Trump, të cilat së bashku me kamatat arrijnë në qindra miliona dollarë. Zoti Whatley dhe zonja Lara Trump nuk komentuan për këtë çështje të premten.

Kjo lëvizje konsolidon më tej kontrollin e ish presidentit mbi një organizatë misioni i së cilës është që të ndihmojë për fitoren e kandidatëve republikanë. Hera e fundit që një anëtar i familjes së presidentit, apo kandidatit për president, pati një pozicion të tillë me pushtet, ishte në vitet 1980 kur Maureen Reagan, vajza e presidentit Ronald Reagan, ishte bashkëkryetare e Komitetit Kombëtar Republikan./Zeri i Amerikes/ 

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
Donald Trump Komitetin Kombëtar Republikan

Nga e njëjta kategori

Pas kritikave për lumin Ibër, Vuçiç i përgjigje BE-së: Po mbroni shqiptarët, ata nuk respektojnë marrëveshjet

më shumë...

Zelensky: Rusia po përgatitet për mobilizim të ri në vjeshtë

më shumë...

Paralajmërimi i gjeneralit gjerman: Rusia po teston aftësitë mbrojtëse të NATO

më shumë...

Raund i ri negociatash Izrael-Liban në shtator

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

11:15

Pas kritikave për lumin Ibër, Vuçiç i...

11:07

Sekreti për një zemër më të fortë?...

11:01

Zelensky: Rusia po përgatitet për mobilizim të...

10:41

Paralajmërimi i gjeneralit gjerman: Rusia po teston...

10:40

Noti dhe humbja e peshës, 7 arsye...

10:18

Raund i ri negociatash Izrael-Liban në shtator

10:11

Mbyllet dita e 73 e protestës, nis...

9:51

Zjarr në kodrat e Tushemishtit

9:46

FOTO/ Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodríguez kurorëzojnë...

9:34

Rrëmbeu mbesën nga spitali, arrestohet gjyshja në...

9:19

Situata me zjarret në vend/ Ministria e...

9:01

Tunel nëntokësor në kufirin Letoni-Bjellorusi, dyshohet se...

8:59

BE kufizon importet nga Brazili, AKU sinjalizon...

8:53

Zjarr në pyllin e Sinicës në Korçë

8:38

Dita e 73-të e protestës, qytetarët mblidhen...

8:37

Rama: Renditjen në National Cyber Security Index...

8:22

Vazhdon lufta me flakët në Lurë, ndërhyhet...

8:11

Mendoni se po pini mjaftueshëm ujë? Këto...

7:53

Riaktivizohet zjarri në zonën e Zidollit, flakët...

7:49

I shpërtheu tubi i gazit në mjetin...

Më të klikuarat

  • Nëna 22-vjeçare vret dy fëmijët e saj, pak para krimit i dër...
  • Gjeti ish-burrin me një tjetër në apartament, sherri mes gra...
  • E mërkura e “Ferrit”, nesër pritet të jetë dita më e nxehtë...
  • Dorëhiqet nga detyra drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Zja...
  • Tradhti ndaj partneres? Lamine Yamal në qendër të një “skand...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.