E mërkurë, 23 Shtator 2026 Film TV deri në 06:00 Në vijim ora 06:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Bashkëshorti vrau 25-vjeçarin/ Flet gruaja: Nuk është penduar

Bashkëshortja e Mark Kodrës, që vrau 25-vjeçarin Emiljano Ndou në Shkodër, tregoi për mediat detaje nga ngjarja e rëndë.

 

Ajo u shpreh se konflikti mes tyre kishte nisur para disa ditësh, kur Ndou, të cilin e quan djalë problematik, ishte konfliktuar me djalin e tyre.

 

Reklamë

Sipas saj, Mark Kodra nuk është penduar për krimin.

 

“25 vjeçari e ka patur konfliktin me djalin tim. Ishte problematik edhe me familjen e tij. Konflikti nisi se xhironte gomat. Është zënë me djalin disa ditë më parë në lokal. Shau dhe goditi djalin, nuk kemi patur asnjë konflikt tjetër. U mundova ta ndaloj burrin, i dola para, por ai e qëlloi. Nuk është penduar.”

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë