E hënë, 5 Tetor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Bashkëshortët humbën jetën në aksident, arrestohet shoferi. Makina e çiftit u përplas nga një autobot uji në aksin Tepelenë- Fier

Sazan Arapi, shoferi që plagosi për vdekje ditën e djeshme çiftin Vangjel dhe Marga Ajdini ka rënë në pranga nga policia këtë të premte.

Drejtuesi i automjetit autobot që u përplas me automjetin me të cilin udhëtonte çifti i bashkëshortëve

Reklamë

 “Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, për një aksident rrugor në aksin “Tepelenë-Fier”, si pasojë e të cilit humbën jetën shtetasit V. A., 31 vjeç dhe M. A., 36 vjeçe (bashkëshortë), informojmë se specialistët e Policisë Rrugore arrestuan shtetasin S. A., 61 vjeç, banues në fshatin Ndërmenas, drejtuesi i automjetit autobot që u përplas me automjetin me të cilin udhëtonte çifti i bashkëshortëve”, njofton policia.

Vangjel dhe Marga Ajdni është çifti i cili humbi jetën ditën e sotme pas aksidentit tragjik të ndodhur në orën 05:30 në aksin rrugor “Tepelenë-Fier”. /vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë