E martë, 29 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:00 Në vijim ora 13:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Bashkë në luftën ndaj koronavirusit/ 30 mjekë shqiptarë nisen drejt Italisë

30 mjekë shqiptarë do të dërgohen pasditen e së shtunës në Itali për të ndihmuar në luftën kundër COVID-19.

 

Reklamë

Ata do të zbarkojnë në Romë, për t’u transferuar në Bergamo, qyteti më i prekur nga pandemia.

 

Dërgimi i mjekëve shqiptarë në shtetin fqinj ka ardhur si rezultat i një bisede që u realizua mes kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të Jashtëm italian, Luigi Di Maio.

 

Mjekët do të qëndrojnë në Itali për një muaj dhe do të paguhen nga Shqipëria.

 

Kryeministri Rama u shpreh se “ai nuk mund ta shihte Italinë në atë vështirësi”. “Mjekët shpëtojnë jetë dhe tani ne po rizbulojmë vlerën më të rëndësishme në botë që është jeta”, tha nga ana tjetër Maio. Mjekët shqiptarë do të mirëpriten në aeroport nga Di Maio.

Vazhdo të lexosh

Reklamë