E shtunë, 19 Shtator 2026 Film TV deri në 05:11 Në vijim ora 05:11: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Basha: Zgjidhja, largimi i Ramës

Per liderin e opozitës Lulzim Basha ndryshimi i nje emri ne qeveri nuk sjell shprese e ketë mund te sjelle vetëm largimi i kryeministrit Edi Rama. Duke komentuar zëvendësimin e Edmond Haxhinastos nga Sokol Dervishi kryetari i demokrateve Basha ka theksuar se ky ndryshim nuk i jep fund korrupsionit me tenderat e as problemeve te përditshme te shqiptareve, duke filluar nga rendi e siguria deri tek problemet ekonomike e papunësia. Edhe ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar ndryshimin e fundit ne kabinetin Rama. Pas nje takimi me kongresmenin Elliot Engel, Berisha ka deklaruar se kryeministri nuk mund te fshehe dështimin ne infrastrukture me largimin e nje ministri. Me largimin e Haxhinastos, Edi Rama kërkon të lajë duart si Pilati, me dështimin e tij total me atë që është dhe promotor i zhvillimit të një vendi; ndërtimi i infrastrukturës. Sipas Berishës kjo qeveri ka shpenzuar 210 miliardë leke për investime, por nuk është në gjendje t’i tregojë shqiptarëve qoftë dhe një kilometër rrugë të rëndësishme të ndërtuar në tre vjet.

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Më shumë video