Këshilli Kombëtar i PD ka plotësuar vendet bosh të lëna në disa organizma të kësaj force politike pas krisjes totale të muajve të fundit.

 

Pasi shkarkoi Edi Palokën, kryedemokrati ia besoi drejtimin e Këshillit Kombëtar, një grua, pikërisht Arta Sakja.

 

Po ashtu është bërë zëvëndësimi edhe i drejtuesve të disa sekretariateve.

 

Kështu Sekretar Organizativ është vendosur Flamur Hoxha,  Sekretar Ligjor dhe Zgjedhor Indrit Sefa, Sekretar për Pushtetin Vendor dhe Decentralizimin Roland Bejko dhe Sekretar per Emigracionin dhe Diasporën Kreshnik Çollaku.

 

Ne kryesi sipas listës janë futur, Agron Kapllanaj, Gazmend Koduzi, Xhemal Gjunkshi, Helidon Bushati dhe Xhelal Mziu.

 

Anëtarë të Komisionit të Apelit, Etikës dhe Disiplinës , Kryetare Flutura Ackaj

Anëtarë:

Dash Sula

Orjola Pampuri

Xhemal Bushati

Arbi Agalliu

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *