Subscribe

Lideri i opozitës Lulzim Basha ka deklaruar se Fatmir Xhafaj, nuk do te jete as edhe një minute te vetme Ministër i Brendshëm. Ne çadren e protestës, te ftuar ishin ish-te përndjekurit politike, te cilët i kane bere thirrje presidentit Bujar Nishani, te mos e dekretoje ministrin e ri te brendshëm, duke e akuzuar atë se ka torturuar njerëz te pafajshëm gjatë regjimit komunist. Te njëjtat akuza ka artikuluar edhe lideri i opozitës Basha, i cili ka deklaruar se opozita sipas Lulzim Bashës, nuk do të lejojë Fatmir Xhafajn të ulët ne karrigen e Ministrit të Brendshëm.

 

“Sakrifica e një popullit të tërë të çuar në skajet e mjerimit dhe urisë, poetët e të cilit vareshin në mes të qytetit, sakrifica e një populli të tërë për tërë ata të rinj në kufijtë e klonuar të Shqipërisë, rrezikon të burgoset nga një kryeministër – nip i Byrosë së Enver Hoxhës, që nuk u mjaftua me kriminalizimin dhe drogën, por guxoi t’i propozojë shqiptarëve një nga hetuesit më të egër të diktaturës të Enver Hoxhës si ministër të Brendshëm, një që ka torturuar me duart e tij vajzat dhe djemtë e Krujës; një që hoqi kostumin e hetuesit dhe veshi kostumin e narkotrafikantit bashkë me vëllanë e tij”.

 

Ne përfundim te bashkëbisedimit me ish-te përndjekurit politike, Basha ka sqaruar kërkesën per shtyrje te zgjedhjeve. Ai ka theksuar se data e zgjedhjeve mund te shtyhet vetëm nese qeveria teknike vlerëson se ka nevoje per me shume kohe per te përgatitur procesin.

 

Ekziston nje precedent për shtyrjen e zgjedhjeve edhe pas dekretimit te datës nga Presidenti i Republikës: Ne vitin 2007 zgjedhjet lokale u shtynë nga janari ne shkurt per shkak te mungesës se nje marrëveshje politike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *