Katër kandidatët për kryetarin e ri të PD kanë edhe 24 orë kohë për të bindur demokratët se kush duhet të drejtojë PD në 4 vitet e ardhshme në opozitë. Kryetari Lulzim Basha, i cili kërkon një mandat të ri ka takuar strukturat në Tiranë të cilëve u ka shpjeguar se në 25 prill vullneti i qytetarëve u tjetërsua.

 

LULZIM BASHA

KRYETAR I PD

“Qëndrimet tona duhet të jenë të qarta, qëndrimet tona duhet të jenë të pa ekuivoke. Dhe i pari që e ka përgjegjesinë ta bëjë këtë është kryetari i Partisë Demokratike, sot dhe pas 13 qershorit. Kryetari i Partisë Demokratike sot e ka bërë të qartë ditë për ditë dhe i ka përdorur këto mikrofona dhe atë kamera çdo ditë siç e keni ndjekur për të dhënë të njëjtin mesazh: nuk e pranoj dhe nuk do ta pranoj kurrë si legjitim masakrën zgjedhore të 25 prillit sepse nuk përfaqëson vullnetin e qytetarëve shqiptarë.”

 

Edhe Agron Shehaj ka qenë në Tiranë e ka takuar demokratët e njësisë 7 ku punoi gjatë zgjedhjeve parlamentare. Në këtë takim Shehaj theksoi se vizioni i tij është për një parti që ka aleat kryesor SHBA-në.

 

AGRON SHEHAJ

KANDIDAT PER KRYETAR I PD

“Unë mendoj se SHBA i ka bërë vetëm mirë Shqipërisë. Që kur u krijua Shqipëria, tek rrëzimi i regjimit komunist, tek anëtarësimi në NATO, pavarësia e Kosovës janë arritje që i kemi falë mbështetjes së SHBA. E ardhmja e PD dhe e ardhmja e Shqipërisë është vetëm në krah të PD.” 

 

Ndërsa kandidatja Edith Harxhi ka takuar demokratët e Krujës dhe ka shpjeguar se gara po zhvillohet në kushte të pabarabarta pasi nuk ka anëtarë në komisionet e votimit e numërimit dhe nuk ka ende as listën e votuesve demokratë.

 

Nga ana tjetër Fatbardh Kadilli ka premtuar ndryshimin e Statutit për të larguar automatikisht kryetarin që humbet zgjedhjet parlamentare.

 

FATBARDH KADILLI

KANDIDAT PER KRYETAR, PD

“Manifesti im politik i jep fund kryetarit-pronar. Propozimi im është që Kryetari të zgjidhet vetëm për një mandate 4-vjeçar dhe vetëm me një mision: Të fitojë zgjedhjet politike, me PD forcë e parë. Kryetari ose fiton dhe bëhet kryeminister, ose shkarkohet dhe shkon në shtëpi.”

 

Të dielën 75 mijë demokratë kanë të drejtë të votojnë për kryetarin që do t’i çojë ata drejt fitores pas 12 viteve opozitë.

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *