E enjte, 8 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Basha: Vlora me bilanc lufte, opozita nuk ka se cfare të bëjë në kuvend

Nga Vlora, ku opozita u mblodh me grupin e saj të deputeteve, kreu I PD, Basha tha se ky qytet në12 muajt e fundit ka regjistruar një bilanc të vërtete lufte.

 

Reklamë

“Vlora është kthyer një qytet ku kohet e fundit kanë mbreteruar vrasjet, plagosjet, eksplozivet dhe djegiet e makinave. Kemi të bëjmë me një qytet I cili mban rekord për numrin e personave të zhdukur pa lënë asnjë gjurmë”.

 

Reklamë

Basha tha se vendi është në kolaps pasi nuk ka shtet dhe as gjykata. Në këtë vend, sipas kreut të opozitës, nuk ka prokurore për të gjykuar banditët. Ai tha se gjykatat janë si mos më keq dhe për këtë gjë përmendi edhe gjyqin “Shullazi” I cili ka tre muaj që është I bllokuar.

 

Basha u ndal edhe tek ligji për Teatrin Kombëtar duke akuzuar qeverine dhe drejtuesit e mazhorancës se po grabisin me ligj pronat publike.

 

Kreu I PD, la të kuptohet se bojkoti I kuvendit do të vazhdojë nga ana e opozitës.

 

“Cfarë do të bëjë opozita po u kthyem në kuvend. Ajo sallë është marrë peng nga një tufë banditësh dhe kriminelesh.”

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë