Basha: Vendi në rrezik nga pastrimi i parave
Lulzim Basha ka dale para medias për te dhënë alarmin se ndodhemi ne prag te një katastrofe ekonomike qe vjen si pasoje e kriminalizimit te saj. Inceneratoret janë shembulli tipik sipas Bashes se si po pastrohen paratë e krimit ne skemat e partneritetit publik-privat.
Ndërtimi është sektori i dyte qe ka veçuar kreu i PD Basha. Basha iu është referuar te dhënave te INSTAT për një rritje me 80% te lejeve te ndërtimit duke akuzuar Bashkinë e Tiranës se është kthyer ne lavatriçe te pastrimit te parave.
Kreu i PD ka analizuar te dhënat qe vijnë nga instituti i statistikave për te treguar gjendjen e ekonomisë shqiptare; ne bujqësi numri i te punësuarve është ulur me 17. 500 dhe ne mënyrë paradoksale ky sektor ka pësuar rritje. Numri me i madh i te punësuarve është tek moshat mbi 64 vjeç, ndërkohë qe tek moshat deri ne 30 vjeç numri i te punësuarve ka shënuar ulje.
Te gjitha këto deformime ne ekonomi sipas Bashes kane një produkt; thellimin e pabarazisë pasi 90% e familjeve shqiptare ne harkun kohor te një viti e kane rritur konsumin me vetëm 388 leke.




