E diel, 15 Nëntor 2026 Film Family deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Basha: Veliaj bëri budallain për t’i ikur të vërtetës që ka nxjerrë opozita

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha pasditen e kësaj të mërkure ka dalë sërish në mbështetje të banorëve të Unazës së Madhe.

 

Në fjalën e tij Basha përsëriti edhe njëherë aferën e ndryshimit të planit urbanistik të Tiranës për të mos prekur pronën e privatizuar nga një person i dënuar për trafik droge.

 

Reklamë

“Erion Veliaj përdoi gënjeshtrën dhe bëri budallain për t’i ikur të vërtetës tronditëse që ka nxjerrë opozita, sa i përket pjesës tjetër të afrës së unazës. Prej ditës së parë kur kjo pjesë e aferës është denoncuar e kemi thënë se në 2017 është ndryshuar plani urbanistik i 2013. Është zhvendosur shtrati i Lanës për ti hapur rrugë prishjes së banesave me të vetmen arsye që prona e privatizuar me firmën e Ahmetaj, me kontributin 1.5 mln euro të derdhur ne emër të një trafikanti droge të mos cënohej.”

 

Gjithashtu nga Astiri, kreu i opozitës ka ripërsëritur vendimin e opozitës për të mbështetur qëndresën qytetare kundër kësaj bande hajdutësh, siç e quan ai.

 

“Sot është kauza e të gjithë shqiptarëve, të cilët nuk pranojnë vjedhjen dhe poshtërimin. Ftoj mediat të bëjë detyrën e saj, dhe të mos bëhen pjesë e mashtrimeve qeveritare. Studentët me qëndresën e tyre kanë treguar një të vërtetë të madhe, qëkur studentët i thyen hundët qeverisë, nuk ka më njeri të hajë çorbën e propagandës.”

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë