E enjte, 17 Shtator 2026 Zilia deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Basha: Vangjush Dako, peshku i madh

 

Lideri i opozitës Lulzim Basha ka deklaruar para medias se kryetari i nje prej bashkive me te rëndësishme te vendit, Vangjush Dako po hetohet pasi ka bashkëpunuar me grupe kriminale per te blere vota ne zgjedhjet e 25 qershorit.

 

“Vangjush Dako, është kapur në flagrancë duke bashkëpunuar me grupet kriminale më të rrezikshme të Durrësit, ku i kërkon të vjedhin dhe blejnë votat për zgjedhjet e  25 Qershorit  2017. Shërbimet inteligjente, përfshirë edhe ato të vendeve partnere, e kanë kapur gafil Vangjush Dakon duke bërë pazare në telefon. Në këmbim të blerjes së votave dhe dhunimit të qytetarëve, Dako u premton kriminelëve tendera.”

 

Por Basha ka akuzuar kryeministrin Rama se po përpiqet te mbylle hetimet, duke transferuar prokurorin e çështjes, por sipas kryetarit te PD presioni i qeverise nuk mbaron këtu.

 

Kjo është një nga çështjet ku mund të gjendet edhe arsyeja e dorëheqjes së papritur të Shefit të Shërbimit Inteligjent. Projekti i Edi Ramës për drejtësinë e kapur dhe të nënshtruar nuk po realizohet. Për këtë arsye, Edi Rama përdor mënyrat e tjera për të shpëtuar Gjushin dhe Gjushët e tjerë të partisë.  Ai, me presionin kriminal, ka larguar prokurorin Anton Martini nga hetimi i çështjes, i cili është “graduar” drejtues në Prokurorinë e Shkodrës.”

 

Per te gjitha këto, Basha i është drejtuar edhe prokurorit te përgjithshëm.

 

“Sot i kërkoj Prokurorit të Përgjithshëm që t’u thotë qytetarëve nëse lëvizja e prokurorit Anton Martini është bërë apo jo nën presionin kriminal të Edi Ramës. Prokurorët kanë tabulatet telefonike ku Gjushi u premton grupeve kriminale tenderat bë këmbim të blerjes së votave. Ndaj drejtësia duhet të veprojë shpejt. “Peshqit e mëdhenj” kanë rënë në rrjetë.”

 

Basha ka theksuar se PD sheh si te vetmen zgjidhje per situatën, largimin e kryeministrit Rama dhe krijimin e nje qeverie antimafia.

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Më shumë video