E hënë, 5 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Basha uron Kurban Bajramin: Zoti qoftë pranë shqiptarëve, u lehtësoftë ditët e vështira”

Ish-kryedemokrati Lulzim Basha uroi përmes rrjeteve sociale të gjithë besimtarët myslimane për Kurban Bajram.

 

Reklamë

Zoti qoftë pranë shqiptarëve, u lehtësoftë ditët e vështira e u ndriçoftë të ardhmen”, shkruan mes të tjerash Basha.

 

 “Mesazhi i Kurban Bajramit dëshmon se nuk ka sprovë që nuk kalohet me besim tek Zoti. Të dashur vëllezër dhe motra besimtarë myslimanë, nga zemra ju uroj, Gëzuar Festën e Sakrificës, këtë kremtim të shenjtë të fuqisë së besimit tek Krijuesi.Sjelltë kjo festë sa më shumë gëzim, hare, shëndet e harmoni, për gjithsecilin prej jush dhe familjet tuaja! Zoti qoftë pranë shqiptarëve, u lehtësoftë ditët e vështira e u ndriçoftë të ardhmen”, shkruan Lulzim Basha në mesazhine  tij të urimit për besimtarët myslimanë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë