Subscribe

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha takoi një çift të ri këtë të diel, me të cilin diskutoi për pikat e programit të tij ekonomik.

 

Teksa akuzoi qeverinë se në tetë vite nuk i ka mbështetur të rinjtë, Basha premtoi një Shqipëri ndryshe pas 25 prillit.

 

“Unë nuk ju bëj premtime, as ju, as pensionistëve, as biznesit. Partia Demokratike nuk bën premtime por merr angazhime. Këto janë angazhime të patjetërsueshme të cilat do t’i bëjmë realitet, janë pjesë e një plani të mirë menduar dhe të zbatueshëm. E keni parë që kanë një javë tani që merren vetëm me sulme ndaj planit që ne kemi shpalosur. Pse? Sepse s’kanë bërë asgjë për 8 vite dhe shqiptarët e dinë që ata s’kanë mbajtur asnjë premtim. Shqiptarët e dinë që gjërat duhet të ndryshojnë, duhet patjetër të ndryshojnë dhe e dinë që në qoftë se vazhdohet kështu humb Shqipëria, humbin shqiptarët. Nëse ndryshon me planin tonë fiton Shqipëria, fitojnë shqiptarët. Ne kërkojmë të ndryshojmë Shqipërinë dhe do ta ndryshojmë bashkë më ju, do ta ndryshojmë bashkë me rininë shqiptare. Por për këtë na duhet ndihma juaj. Vullneti juaj për ndryshim duhet të përkthehet në votë dhe të jeni të sigurt që do të keni ndihmën tonë. Do të keni ndihmën e shtetit nesër. Nesër do të keni një qeveri që nuk mendon për vete, mendon për ju”, deklaroi Lulzim Basha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *