Subscribe

Kreu i PD, Lulzim Basha zhvilloi këtë të enjte një takim me përfaqësues të biznesit turistik në Durrës, për të shpalosur me ta programin e demokratëve që Shqipëria të fitojë turizmin. Gjatë fjalës së tij, Basha u kujdes të theksonte se turizmi është prioriteti i PD.

 

“Në rrafshin e objektivave të drejtpërdrejta  që kanë të bëjnë me turizmin, synimi kryesor është  që brenda 4 viteve  industria të ketë  një rritje nga 8 në 10% dhe këtu padiskutim përjashtojmë pjesën e udhëtimit, që është pothuajse edhe njëherë kaq. Flasim vetëm për  turizmin dhe jo  për udhëtimin, se  bashkë me udhëtimin na shkon 22%. Në praktikë kjo do të thotë, të dyfishojmë numrin  e  të punësuarve në sektor. Në praktikë kjo do të thotë synojmë një rritje prej 15% të numrit të turistëve vit pas viti. Vendi ka një potencial të jashtëzakonshëm, vendi ka operatorë turistikë që i kanë ndërtuar me duart e tyre pa mbështetje, shpesh herë me shtetin kundër një infrastrukturë, një taban mbi të cilin mund të punohet. Pas 25 prillit do të ketë një qeveri që turizmin e ka prioritet kombëtar, jo me fjalë por me vepra dhe me akte konkrete.”

 

Lideri i opozitës theksoi se PD nuk po bën premtime, por janë angazhime që do t’i zbatojë që ditën e parë në qeveri.

 

“Pas 25 prillit që këto angazhime që kam sjell para jush këtë plan konkret t’i matim muaj pas muaji, vit pas viti në plotësimin e tyre siç të kam thënë kur jemi takuar herën e parafundit që do të shihemi prapë e do t’iu vij me një plan konkret, nuk do t’ju vij me premtime dhe vetë e the që nuk janë premtime, është një plan i realizueshëm nuk janë premtime bombastike që pastaj harrohen dhe mbeten të parealizuara siç kanë ndodhur para 8 viteve dhe jemi vend numëro kemi ngec në baltë, ndërkohë të gjithë vendet e tjera të rajonit kanë ec përpara. Po kështu po të garantoj që këto angazhime konkrete që kemi ndërmarrë para jush do të fillojmë t’i zbatojmë prej ditës së parë, muaj pas muaji.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *