E diel, 15 Nëntor 2026 Film Family deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Basha thirrje SHBA-së e BE-së: Ndalni Ramën, po bën presion ndaj Prokurorisë

Vendimi i mazhorancës për të mos i dhënë të drejtën Prokurorisë të arrestojë ish-ministrin Saimir Tahiri, sipas Lulzim Bashes është shkelje e pastër e kushtetutës.

 

Basha shkon edhe më tej, kur thotë se me vendimin për mbrojtjen e Tahiri, kryeministri goditi drejtësinë dhe procesin e vetingut.

 

Më herët gjatë ditës, kryetari i PD-së iu drejtua me një thirrje të hapur BE e SHBA, si dhe partnereve të tjerë, t’i bëjnë presion Ramës për të ndërprere menjëherë fushatën e kërcënimeve ndaj drejtësisë.

Më shumë video

Reklamë