Lulzim Basha ishte gjatë gjithë ditës në terren këtë të martë për të përcjellje nga afër situatën dramatike në Durrës dhe Thumanë. Fillimisht ai shkoi në Fushe Kruje dhe pas meaditës u përqëndrua në Durrës.

 

Lideri I opozitës tha se është I prekur nga solidariteti I njerezve në këtë situatë të vështirë. Ai shpreh mirenjohje për të gjithë ata që po I qëndrojnë pranë të prekurve nga tërmeti.

 

E kam të vështirë të gjej fjalë për dhimbjen që prek dhe ndjej tek prindërit dhe të afërmit që kanë humbur më të dashurit e tyre. Por po kaq i prekur jam nga kurajo dhe solidariteti i njerëzve, që megjithë tronditjen, gjejnë forcë për të ndihmuar, për t’iu gjendur pranë bashkqytetarëve dhe familjeve në fatkeqësi.Mirënjohje dhe mbështetje totale për çdo qytetar, mjek, infermier, punonjës policie, personelin e strukturave të emergjencës dhe të forcave të armatosura që megjithë kushtet dhe rrethanat e rënda po sakrifikojnë për të goditurit nga tragjedia.

 

Basha bëri apel që të shpallet sa më shpejt gjëndja e jashtëzakonshme.

 

Nga Durrësi përsëris thirrjen ndaj qeverisë për të mos u vonuar asnjë çast me shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme dhe për të mbështetur operacionet e emergjencës me bazë materiale adekuate.Vëllezër dhe motra, të bëjmë gjithçka për të ndihmuar dhe për t’ju gjendur pranë çdo bashkëqytetari që ka humbur të afërmit, për ata që janë akoma nën rrënoja, me shpresën dhe lutjet për jetët e tyre, për të lënduarit dhe për të dëmtuarit nga kjo fatkeqësi.Të gjithë në këmbë, ti japim dorën e ndihmën njëri-tjetrit, pa kushte dhe pa kursyer asgjë. Të bashkuar  si një familje e madhe, do t’a kalojmë këtë fatkeqësi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *