Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ju kujtoi qytetarëve vështirësitë me të cilat janë përballur gjatë qeverisjes së PS.

 

Përmes një videomesazhi në “Facebook”, Basha deklaroi se askush nuk duhet të harrojë taksat që paguan, kanabizimin e vendit apo rritjen e numrit të azilkërkuesve.

 

“Kemi marrë goditje të rënda dhe jemi përballur me sfida të mëdha. E di që disa prej jush jeni të pakënaqur, që nuk janë përmbushur të gjitha pritshmëritë e këtij mandati të dytë… As unë s’jam i kënaqur. Jo sot, por asnjëherë. Por të mos harrojmë çfarë kemi hequr…Ju keni hequr shumë në fakt. Aq sa keni trefishuar pasuritë. Keni rritur taksat dhe borxhin publik. Keni i shpërdoruar 1.2 miliardë euro të shqiptarëve. Keni kriminalizuar politikën. Keni kanabizuar vendin. Keni kaluar Sirinë për numrin e azilkërkuesve. Keni lënë Shqipërinë në vendnumëro. Keni dhënë më shumë se 2 miliardë euro me PPP. Dhe aty ku po aktron, keni falsifikuar firmën e sekretarit amerikan të shtetit, për të fituar 20 milionë euro për 1 kilometër rrugë. Jo, nuk do të harrojmë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *