Opozita do të zhvillojë të shtunën në orën 19:00 protestën e radhës kombëtare ku do të kërkojë largimin e kryeministrit Rama dhe krijimin e një qeverie tranzitore.

 

Në një postim në “Facebook”, kreu demokrat Lulzim Basha teksa ka ndarë një video nga protestat e kaluara, i ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që t’I bashkohen opozitës dhe të mbështesin kërkesat e saj.

 

Basha thekson gjithashtu se nuk do të bëj asnjë hap pas dhe asnjë kompromis ndërsa e akuzon qeverinë për vjedhje votasht.

 

“Të gjithë në Tiranë nesër, më 25 maj në orën 19:00, për të treguar vendosmërinë tonë për liri, për demokraci, për zgjedhje të lira e një qeveri nga populli, të popullit dhe për popullin, për Shqipërinë si e gjithë Europa. Asnjë hap pas! #25maj #ShqipëriaSiEuropa”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *