Lideri i opozites Lulzim Basha dhe presidenti i republikes Ilir Meta jane bashkuar kunder ndryshimit te kushtetutes per sistemin zgjedhor.

Per nje ore dy politikanet diskutuan rreth marreveshjes se arritur me ndihmen e ambasadoreve dhe nevojen e respektimit te saj. Lideri i opozites Basha shpjegoi se per hir te konsensusit, Partia Demokratike nuk e kushtezoi firmosjen e marreveshjes me qeverine kujdestare, duke kerkuar qe reforma zgjedhore te miratohej sa me shpejt.

“LULZIM BASHA

KRYETAR I PD

Ju e dini qe koha ishte esenciale per kete marreveshje ne menyre qe ti hapnim rruge ngritjes se kqz dhe identifikimit biometric. Kjo nuk ndodhi. Ne te kundert ajo qe ka ndodhur, fillimisht duke u fshehur pas nje numri deputetesh te te ashtuquajtures opozite parlamentare dhe me pas hapur kryeministri ka vendosur te hedhe ne kosh kete marreveshje dhe te ndryshoje ne menyre te njeanshme kushtetuten.”

Basha ka sjelle ne vemendje deklaraten e nenkryetarit te grupit parlamentar CDU/CSU Ëadephul, i cili beri te qarte se Gjermania nuk do te lejoje zhvillimin e konferences se pare nderqeveritare nese ndryshohet sistemi, duke rrezikuar keshtu izolimin e shqiperise

“LULZIM BASHA

Por ky izolim do te jete permanent nese shqiperia mbahet peng ngan nje papergjegjshmeri e tille qe hedh poshte nje marreveshje te negociuar me ndihmen e partnereve tane strategjike dhe qe I hap rruge nje procesi normal per zgjedhjet.”

Nga ana e tij presidenti Meta kerkoi qe mazhoranca te braktise menjehere cdo perpjekje qe minon marreveshjen e 5 qershorit

“Provokime të cilat do të kishin pasoja të menjëhershme për shqipërinë por që kurrsesi nuk do ta shkaterronin te ardhmen europiane te shqiperise por natyrisht pergjegjesia eshte jo vetem politike eshte edhe individuale, ne nje rast te tille asnje prej pergjegjesve nuk do te kishte vend ne te ardhmen europiane te shqiperise e cila edhe nese vonohet disa muaj eshte e pakthyeshme

E vetmja levizje qe presidenti Meta mund te beje per kete ceshtje jane deklaratat publike, pasi ai nuk ka te drejte te mos dekretoje ndryshimet kushtetuese.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *