Kryetari i PD, Lulzim Basha takoi këtë të hënë edhe kreun e Nismës Social-Demokrate, Fatmir Limaj. Ai e quajti para mediave në Kosovë Limajn një mik.

“Vizita ime te kryetari i Nismës nuk është thjesht dhe vetëm në kuadrin e takimeve me kryetarët e partive politike në Kosovë, por është dhe rikthim tek një mik, tek i cili, shpeshherë, gjej jo vetëm këshillën, por dhe interpretim të qartë të realitetit politik në Kosovë, por dhe të zhvillimeve politike në hapësirën mbarëshqiptare, por dhe frymëzimin për të cilin të gjithë kemi nevojë dhe i cili buron nga instikti i brenshëm i dikujt që, gjithmonë interesat e vendit interesat e popullit, interesat kombëtarë i ka vënë mbi interesat personale.”

Basha konfirmoi edhe një herë se PD do të jetë gjithmonë në krah të Kosovës.  

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *