E diel, 15 Nëntor 2026 Safir deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Diagnozë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Basha takon fermerët në Ndroq: Opozita ka një plan për rimëkëmbjen e bujqësisë

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, është ndalur sot në zonën e Ndroqit  në Tiranë ku është takuar me fermerët e zonës për të dëgjuar problemet e tyre. Ai tha se gjendja e vështirë ekonomike që po kalon vendi vjen si pasojë e braktisjes që Rama u ka bërë gjysmës së shqiptarëve.

Sipas Bashës qeveria ka dhënë për shqiptarët gjatë tre muajve të pandemisë vetëm 90 milionë euro, një fond i pamjaftueshëm për të mbështetur familjet dhe bizneset e tyre që janë goditur nga pandemia.

Reklamë

Rruga për të dalë nga kjo krizë sipas Bashës janë  politikat e reja që ka përgatitur  opozita për të mbështetur, tregtarët, fermerët dhe bizneset.

Për fermerët e Ndroqit problem kryesor mbetet infrastruktura, që e bën të vështirë transportin e produkteve të tyre drejt tregjeve.

Më shumë video

Reklamë