Subscribe

Lideri i opozitës Lulzim Basha ka zgjedhur te prezantoje programin qeverisës te PD përgjatë takimeve me bizneset qe janë vendosur ne zonën e Vorës. Ndërsa ka vizituar disa biznese fason, Basha u ka shpjeguar punonjësve se ne rast se e djathta fiton zgjedhjet jo vetëm do te angazhohet per rritje te pagave e pensioneve, por edhe për uljen e moshës se daljes ne pension, e cila u rrit nga qeveria Rama.

Që t’ua bëjmë jetën pak më të lehtë gjithsecilës prej jush e para është që t’ju rrisim rrogën apo jo?! Çmime më të ulura, për shembull për energjinë elektrike. 56 për qind e shqiptarëve harxhojnë më pak se 300 kë. Po për këta 56 për qind që është pjesa më e varfër e shqiptarëve, çmimi është rritur. Do të ulim çmimin e energjisë për 30 kë e parë. Fatura e energjisë që do të paguani për familjet tuaja do të jetë më e ulur. Po kështu fatura e energjisë për biznesin do të duhet të ulet sepse është rritur nga 9 lekë/kë orë në 14 lekë/kë orë.

Basha ka takuar edhe disa biznesmenë të cilëve u tha se opozita do t’u qëndrojë në krah, ne veçanti sipërmarrësve qe hapin vende pune.

Partia Demokratike do t’i mbrojë punëdhënësit e Shqipërisë me çdo çmim e me çdo kosto. Jemi dhe do të jemi në krahun e çdo biznesmeni që hap vende pune, ku shqiptarët jetojnë me djersën e ballit dhe ku shteti që sot është përballë jush me një makineri kriminale shpeshherë duke abuzuar me uniformën e shtetit, nesër do të jetë në krahun tuaj, në mbështetjen tuaj. Duke patur shtetin aleat të biznesit dhe punëdhënësve, ne do të garantojmë që punëmarrësit, të punësuarit këtu dhe anembanë vendit nesër të kenë paga më të larta, siguri më të madhe pune dhe më shumë vende pune për të punësuar mijëra e mijëra të rinj të papunë.

Basha ka shpjeguar se vizionin i PD per ekonominë synon vendosjen e taksës se sheshte ne nivelin 9%, 9 për qind tatim mbi fitimin, 9 për qind kontributet shoqërore, 0 për qind taksë mbi dividentin, 15 për qind tatim mbi vlerën e shtuar.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *