Kreu i PD, Lulzim Bash ka takuar sot ambasadorin hollandez Reinout Vos.

Përmes një postimi në Twitter, Basha bën me dije se diskutuan mbi sfidat e Shqipërisë në procesin e integrimi, si dhe ndau shqetësimin për për shkeljen e standardeve për zgjedhjet në Shqipëri.

“Mirëprita ambasadorin hollandez Reinout Vos. Diskutuam mbi sfidat e Shqipërisë në procesin e integrimit. Ndava shqetësimin për shkeljen e çdo standardi për zgjedhjet në Shqipëri siç dëshmon dhe raporti i ODHIR, për korrupsionin, lidhjet e politikës me krimin dhe trafiqet. Të angazhuar për të bashkëpunuar për realizimin e standardeve që përmirësojnë jetët e shqiptarëve”, shkruan Basha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *