E diel, 15 Nëntor 2026 Safir deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Diagnozë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Basha takon aktorët vlonjatë/ Bujar Asqeriu: Ju duhet të merrni drejtimin e vendit

Pas Shkodrës, kryedemokrati Lulzim Basha u takua këtë të mërkurë me aktorët vlonjatë, Bujar Asqeriu dhe parodistët e Vlorës.

Të ulur në një nga lokalet e qytetit bregdetar, lideri demokrat u shpreh se artistët në Shqipëri janë të nëpërkëmbur.

Teksa e quajti kreun e qeverisë një “sundimtar”, Bujar Asqeriu doli në mbështetje të Bashës, ndërsa nuk i kurseu kritikat për qeverinë.

“Duhet të zgjedhim midis sundimtarit dhe shërbestarit. Pushteti duhet t’i shërbejë këtij populli që ka vuajtur, djersitur kaq shumë dhe është i pakënaqur nga politika shqiptare. Me gjithë seriozitet, duhet të merrni drejtimin e këtij vendi, e këtyre djemve dhe vajzave që janë të talentuar dhe duan ta ndriçojnë sa më shumë këtë vend.”

Nga ana tjetër, kreu i PD shprehu gatishmërinë e tij për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë