Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u takua këtë të martë me dy ish-zyrtarë të lartë nga Kosova, Xhavit Halitin dhe Enver Hoxhajn.

Përmes një postimi në “Twitter”, lideri demokrat ka bindjen se së bashku me partnerët euroatlantikë, institucionet dhe forcat politike në Kosovë do të tejkalojnë çdo sfidë, ndërsa thekson mbështetjen e Partisë Demokratike.

“Pata kënaqësinë të mirëpres sot ish nënkryetarin e Kuvendit të Kosovës, z. Xhavit Haliti dhe ish zv/kryeministrin e ministrin e jashtëm z. Enver Hoxhaj. Kosova ka ditur gjithmonë të tregojë maturi përballë sfidave jo të pakta që ka kaluar para dhe pas pavarësisë së saj. Pavarësia, sovraniteti dhe tërësia territoriale e Kosovës janë të pacenueshme. Jam i bindur se së bashku me partnerët euroatlantikë, institucionet dhe forcat politike në Kosovë do të tejkalojnë çdo sfidë dhe do t’ia dalin të ndërtojnë një të ardhme më të mirë për qytetarët e saj. @pdshqipëri është e do të jetë gjithmonë në krah të Kosovës dhe popullit të saj”, shkruan Basha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *