Basha takime në Fier, përballet me vajzën e re: Jam një ish-socialiste e zhgënjyer…
Lulzim Basha është pritur nga simpatizantët e tij këtë të martë në Fier.
Ai u prit fillimisht nga një grup mbështetësish, të cilët, me flamuj të Partisë Demokratike kishin dalë te rrethrrotullimi i Kolonjës.
Teksa iu kërkoi që të mbajnë maskat dhe mos t’i shkelin masat kundër COVID, lideri demokrat shpalosi pikat kryesore të programit të PD. Ai iu premtoi bizneseve që do të angazhohet për t’i çliruar nga stresi i akumuluar gjatë tetë viteve të fundit.
“Të gjithë të bëhemi bashkë më 25 prill që ta çlirojmë vendin nga e keqja dhe të sjellim pozitivitet”, theksoi Basha.
Reklamë
Kryedemokrati u përball edhe me një vajzë të re, një ish-socialiste, siç prezantohej, e cila tha se ishte zhgënjyer nga PS dhe kryeministri Rama.
“Jam një ish-socialiste e zhgënjyer. Nga këta manipulatorë. Nga një kryeministër që ka 8 vite dhe thotë kjo ishte gjysma e rrugës sonë. Kryeministri do të na shtypi, ejani ju, do vdesim nga virusi sesa se të na shtypi Rama.




