Kreu i Partisë Demokratike u zhvendos këtë të diel në qytetin e Korçës, ku u takua me biznesin e vogël.

Teksa paraqiste planin ekonomik të PD-së, lideri demokrat tha se hapi i parë që do të ndërmarrë kur të vijë në pushtet do të jetë heqja e inspektorëve të terrenit, me argumentin që po terrorizojnë bizneset.

“Së pari do të çlirojmë biznesin nga ankthi, nga klima e tmerrshme e biznesit për shkak të terrorit qeveritar dhe administratës duke futur në karantinë inspektoriatet. Një vit karantinë për inspektoriatet, Në mënyrë që këta njerëz mos përballen me inspektorët që vijnë për xhepat e tyre dhe të pushtetarëve. Së dyti do të vendosim një sistem taksash konkurrues për rajonin. Për biznesin e vogël do të ketë një taksë, 0.5% e xhiros vjetore. Çdo taksë tjetër do të zhduket. Së treti për biznesin e madh do të vendosim taksën e sheshtë 9%, e cila do ta synojë më shumë para për investime dhe hapje vende pune”, tha kreu i PD-së”, tha Basha.

Një prej tregtarëve u shpreh se është drejt falimentimit, për shkak të taksave të larta.

“Punët janë si mos më keq. Po shkoj drejt falimentimit pasi taksat janë të larta. Nga 270 mijë, kanë shkuar në 800 mijë. Ata më futën në biznes të madh. Ne jemi të mbaruar, jemi drejt mbylljes. Këtu nuk ka njerëz. Kanë ikur njerëzit, Konsumi ka rënë, s’ka punë. Këtu në këtë bllok ka 5-6 milionë lekë borxhe të pambledhura. Janë me vite.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *