Subscribe

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka shkuar këtë të enjjte në Laç, ku ka biseduar për problemet me të cilat përballlen qytetarët.

Në takimin me disa qytetarë, kryedemokrati nuk i rezervoi akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama, për të cilin tha se po e çon vendin drejt një gremine ekonomike.

Ai iu siguroi se nëse dalin për të kërkuar të drejtat e tyre, do ta kenë gjithnjë në krah PD-në. Ndërkohë, foli edhe planin ekomonik të propozuar nga demokratët për daljen nga kriza e shkaktuar nga pandemia.

 “Ky po e shtyn ekonominë në greminë. Paratë e shtetit i ka futur në xhepat e vet dhe të oligarkëve. Pas 25 prillit kemi zgjidhje të tjera, deri më 25 prill çelësat i ka ky. Ne kemi vetëm fjalën, por dhe ju duhet të ngrini zërin dhe të jeni të sigurt që dhe PD dhe opozitën do e keni në krahë. Është kriminale që ju vuani për bukën e gojës. Sot kemi fjalën, zërin për ta ngritur se nesër do kemi shumë gjëra.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *