Subscribe

Lideri i opozitës Lulzim Basha ka nisur nga Kavaja fushatën për zgjedhjet e 25 prillit.

Ky takim i kreut të PD, raporton Vizion Plus,  shënoi edhe rastin e parë që Basha thyen rregullat anticovid pasi vizita në Kavajë nisi me një mini-miting.

 

“Nga Kavaja nis ndryshimi”

 

Vetë Basha u kujdes t’u bënte apel qytetarëve që të bëjnë kujdes e të respektojnë masat e distancimit social.

 

Gjat vizites ne Kavaje, Basha zhvilloi takime me sipermarresit e kesaj zone, te cileve u premtoi masa per te ndihmuar ekonomine si rruga e vetme per te ndaluar emigracionin.

 

LULZIM BASHA

KRYETAR I PD

“12 herë më shumë largohen nga Shqipëria sesa nga Serbia. Kjo është e papranueshme! Pse? Sepse kemi 8 vjet qe ekonomia ka ngecur në vendnumëro.

Lulzim Basha: Dhe kjo është e papranueshme. Ndaj, gjeja e parë që do të bëjmë është që të investojmë që ekonomia të fillojë, të punojë në mënyrë që të rritet fuqia blerëse e njerëzve, t’i rikthehen normalitetit, t’i rikthehen mundësisë për të fituar gëzime dhe në veçanti do të jetë në vëmendje biznesi dhe sipërmarrja e grave.”

 

Basha u ka bere thirrje qytetareve te votojne masivisht ne 25 prill, duke artikuluar paralajmerime te ashpra ndaj kujtdo qe synon te deformoje vullnetin e qytetareve.

 

“Asnjë gjë nuk bëjnë dot, fundi ju ka ardhur. Shqipëria është e shqiptarëve nuk është e një grushti horrash dhe kush guxon ti kërcënoj shqiptarët për votën, do ta pësojë më zi se ç’ja punon mendja sot!”

 

Basha ka premtuar se do ta heqe fiskalizimin per bizneset.

 

“Fiskalizimi nuk është thjesht një barrë e rëndë për ju që shkon nga 600 në 2000 mijë euro, por është një aferë e pastër korruptive dhe që është diçka të cilën ne ditën e parë do ta trajtojmë si të tillë. Jo thjesht do ta pezullojmë, por do ta çojmë për ndjekje penale. 40 ditë nga ngelur.”

 

Basha u ka bere apel qytetareve qe ne 25 prill te votojne per ndryshimin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *