Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, nga Shkodra, akuzoi rivalin e tij politik, Edi Ramën, sepse ky i fundit ka diskriminuar Shkodrën dhe veriun. Në vazhdim të fjalës së tij, Basha ka akuzuar kryeministrin Rama për diferencime krahinore në investime dhe urrejtje patologjike për Veriun. Basha tha se zotimet që bëri Rama për të ardhur në pushtet ishin të gjitha gënjeshtra dhe i vetmi plan i tij ishte të rriste taksat. Edhe ato investime infrastrukturore që gjeti i la përgjysmë, tha Basha.

 

“Kishte 16 miliardë euro që i ka harxhuar, s’mendoi për të rininë e Shkodrës e Shqipërisë. E trajtoi me urrejtje patologjike e politike Shkdorën e gjithë Veriun. Në 25 qershor do marrë fund diskriminimi krahinor, unë do jem kryeministri i gjithë shqiptarëve, nga Jugu në Veri”.

 

Nga ana tjetër ai pohoi me ironi se Rama e kishte bërë Shqipërinë kampione, sa i takon kultivimit të hashashit.

 

“E kam nisur në Vaun e Dejës, ku pata një takim me rininë. Kudo ku kam takuar njerëz, ku i kam parë në sy, kam prekur dhe kam ndjekur frymën e fitores totale në 25 qershor. Shkodra i ka paraprirë me fitore, kështu ka ndodhur 27 vite të ndryshimit rrënjësor. Bashkë e kemi thënë se ndryshimi nga Shkodra do të zbres e do hapet në gjithë Shqipërinë”.

 

Kryeopozitari shpalosi në kryeqendrën e veriut edhe programin ekonomik të “Republikës së re” ku premtoi ulje taksash, krijim të vendeve të reja të punës dhe rritje pensionesh.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *