Subscribe

Lulzim Basha gjykon se projekti 1 miliardë euro nuk duhet te zbatohet, duke pare tek ky projekt, platformën qe krimi i organizuar te pastroje paratë.

 

“Projekti 1 miliardë euro duhet ndalur tani. Çdo koncesion, çdo investim që përfshin qeverinë duhet të bëhet transparent në çdo detaj. Prokuroria e ndihmuar nga partnerët ndërkombëtarë duhet të hetojë pastrimin e parave dhe krimin e lidhur me të.”

 

Dalja e Bashes para medias erdhi pak ore pasi rivali politik Edi Rama kishte ironizuar qëndrimin e tij ne lidhje me projektin 1 miliardë euro dhe lideri i opozitës solli ne vëmendje se te njëjtën qasje kryeministri ka zgjedhur sa here qe qeverisja e tij është problematike.

 

“Herën e fundit që dëgjuam Ramën kur na tha të qeshnim Shqipëria u kthye në hambar droge dhe zonë të lirë të krimit. Tani po na fton përsëri të qeshim. Në fakt është koha të shqetësohemi dhe t’i themi ndal Edi Ramës dhe krimit në politikë dhe në ekonomi.”

 

Sipas Bashes, nuk është vetëm opozita qe ngre alarmin per pastrimin e parave, por edhe partneret ndërkombëtare, pasi ne marsin e këtij viti, Departamenti Amerikan i Shtetit e vendosi per here te pare Shqipërinë në listën e zezë të vendeve kryesore të pastrimit të parave në botë. Per te sfumuar kete problematike, sipas Bashes, maxhoranca po përdor edhe shkarkimin e kreut te KQZ Klement Zguri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *