Më vendosmëri për ta cuar deri në fund kauzën e nisur prej muajsh për të mos pranuar asnjë negociatë me Ramën kryeministër, Lulzim Basha foli me tone të forta kundër qeverisë në protestë. Ai u shpreh se me një kriminel gjakftohtësi si Edi Rama nuk mund të ketë kurrsesi marrëveshje.

 

 

Asnjë hap pas, Rama ik. Nuk do t’ju braktisim dhe nuk do t;ju zhgënjejmë. Nuk do ta kthejmë kurrë këtë energji, këtë besim, në një kapital për të negociuar në tavolinën e pisët të pazarit politik me Edi Ramën. Jua them sonte qartë dhe prerë: tani që çdokush e di atë që ne 6 vite e denoncuam, se Edi Rama është një hajdut dhe një kriminel gjakftohtë dhe që për karrigen e tij, për pushtetin e tij, për pasuritë e tij të paligjëshme, shkatërroi shtetin, ekonominë. Tani që provat janë në sytë e çdokujt, ta dinë mirë se zotimi im i 16 shkurtit që ndron dhe do të qëndrojë në fuqi: nuk ka dhe nuk do të ketë negociata me Edi Ramën kryeministër. Nuk ka dhe nuk do të ketë marrëveshje politike pa dënuar hajdutët e votave. Nuk ka dhe nuk do të ketë asnjë marrëveshje politike pa çliruar njëherë e mirë votën tuaj, lirinë tuaj, dinjitetin tuaj.

 

Basha falendëroi qytetarët dhe mbështetesit e opozitës për për pjesëmarrjen duke thënë se ky ishte një demonstrim force në sytë e të gjithë botës.

 

Dua t’ju falënderoj nga zemra që iu përgjigjet thirrjes time për të dalë në protestë, burra dhe gra me fëmijë për dore. E gjithë bota sonte sheh kontrastin midis popullit europian të Shqipërisë dhe bandës më anti-europiane, më anti-amerikane, më anti-perëndimore, bandës despotike kriminale të Edi Ramës. Ndaj sonte në zërat e gjokseve tuaja, me këtë prani oqeanike në këtë shesh të lirisë, dëgjojeni, kujtojeni shumë shpejt, sonte po vulosim vdekjen politike të organizatës kriminale të Rilindjes. Rama ik.

 

Lideri i opozitës shtoi se skenari i dhunshëm i Ramës për të mbytur jehonën e Bild-it, dështoi me turp në protestën më gjigande që ka njohur vendi.

 

 

Vëllezër dhe motra, basti i vetëm i Edi Ramës është që kjo protestë e sotme të degjeneronte në dhunën e planifikuar nga provokatorët e Edi Ramës, nga veglat e tij qorre. Dhe tani dua t’jua them fare qartë se pse jehona e Bildit, jehona e 339-s, tashmë në shqip, në anglisht, në gjermanisht, dhe çdo gjuhë të Perëndimit ka kapërcyer kufijtë e Shqipërisë. Nuk ka burrë dhe grua shteti që nuk e di se çfarë banditi është kryeministri i Shqipërisë. Ndaj e vetmja mënyrë për të hequr vëmendjen, e vetmja mënyrë për ta mbytur këtë zhurmë ishte skenari i turpshëm i provokimit të dhunës. Dhe kur? Në këtë protestë, më të madhen, më qytetaren, më gjiganden, më evropianen. Rama ik. Por plani i tij dhe i shërbëtorëve të tij dështoi me sukses të plotë. Plani për të tërhequr vëmendjen nga skandali që sot e dëgjon e tmerruar gjithë Evropa, dështoi. Sot ju them me përgjegjëgjësi të plotë se tiktaku i orës së Edi Ramës po mbaron në çdo kancelari të Evropës dhe të Perëndimit.

 

 

Basha këmbënguli se kriza nuk do të mbyllet me Pazar. Largimi i Ramës dhe ndëshkimi i hajdutëve të votave janë të panegociueshëm, për drejtuesin e sëlisë blu.

 

Sipas Bashës, përfaqësuesit e përfaqësive perëndimore gjatë javës së shkuar më në fund kanë kuptuar se përballë tyre ka qenë jo një kryeministër, por një kryemafioz. Ai iu drejtua me një mesazh të qartë faktit ndërkombëtar duke shtuar se standardi europian i kësaj zgjidhjeje kalon përmes dy hapave të panegocieshëm.

 

1.Largimin e Edi Ramës.

2.Zgjdhje politike pa nxjerrë nga qelitë vëllezërit dhe motrat tona, se janë aty se protestian për Europën, për Amerikën, pa futur aty ata që vodhën votën, nuk ka zgjidhje politike.

Ne ua kemi borxh shqiptarëve që këtë krizë të thellë të mos e mbyllim thjesht me një marrëveshje politike bazuar mbi pazare, Kjo krizë politike duhet dhe do të mbyllet jo me pazare por mbi parime dhe sot dua ta them qartë dhe prerë se parimi i parë është çuarja para drejtësisë dhe prapa hekurave të burgut të atyre që u vodhën votën shqitparëve.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *