Subscribe

Kreu i Partisë Demokratike ka nisur një tur me vizita tek biznesi i vogël për të shpjeguar platformën e opozitës për rimëkëmbjen e ekonomisë pas pandemisë. Basha ishte në Durrës tek bizneset e vogla që sipas tij, po vuajnë efektet më të mëdha të krizës, pasi xhiroja e tyre këto kohë ka rënë ndjeshëm

Paralelisht, sipas Bashës recetat për kurimin e personave të prekur nga Covid, që trajtohen në kushte shtëpie kanë një kosto të konsiderueshme dhe të papërballueshme për individët, ndaj plani i PD përfshin rimburisim e tyre.

Kreu i PD i kërkon qeverisë që t’i përgjigjet krizës që po thellohet çdo ditë dhe të mos merret me sulme ndaj opozitës

Në planin e tij për rimëkëmbjen ndaj pandemisë Partia Demokratike parashikon mbështetje direket për biznesin e vogël, rimbursim të ilaçeve për ata që kurohen në shtëpi nga Covid,  dhe ndihma për të papunët.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *