E shtunë, 14 Nëntor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 42 minuta më parë
Politikë

“Basha si Putin”/ Dashamir Shehi: Nuk rrihet 12 vjet në opozitë

Dashamir Shehi e krahason qendrimin e aktorëve politikë në këtë fushë dhe mostërheqjen e tyre, me sjelljen e udhëheqësve autokratë.

 

Sipas tij, Basha duhet të ishte larguar me kohë, pasi për fajin e tij, PD ndodhet gjithë këto vite në opozitë.

 

“Nuk dua të merrem personalisht me Bashën, por edhe numrat janë kundër Bashës. Basha atje ka 8 vjet në opozitë, tani do të rrijë dhe 4, u bënë 12. Për çfarë? Për të shkuar në pushtet. Do të rrijë atje edhe 8, u bënë 20 vjet. Kaq po rri Putin. A mendojnë këta që në demokraci nuk figurojnë këto lloj numrash? Nuk e kuptojnë që ka një kohë, një cikël. Nuk mund ta mbajnë mbyll këta të gjithë fushën opozitare: ose vish bluzën time, ose je tradhtar.

Vazhdo të lexosh

Reklamë