E mërkurë, 7 Tetor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Zilia ep. final) Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Basha: Shqipërisë nuk iu hapen negociatat, Rama po mashtron

Kryetari i PD Lulzim Basha, tha gjatë një konference për shtyp se Shqipërisë nuk i janë hapur negociatat.

 

Reklamë

Sipas tij vendimmarrja për hapjen e negociatave është shtyrë për të paktën një vit, ndërsa vitin tjetër do të ketë një tjetër rekomandim.

 

Reklamë

“Moshapja e negociatava është refuzim ndaj krimit, u refuzua politika e kapur nga krimi dhe ekonomia e kontrolluar nga paratë e drogës. Qeveria vijon të mashtrojë shqiptarët. Rama nuk do të përmbushë asnjë kusht as në 2019, është qeveria e tij  ajo që po na  mban jashtë Europës. Opozita do të bëjë gjithçka për integrimin e vendit në BE.”

 

Sipas kreut të demokratëve mosçelja e negociatave është një lajm i hidhur dhe realitet i dhimbshëm për perspektiven evropiane të vendit.

 

Të martën liderat e BE-së në Luksemburg, vendosën se negociatat për Shqipërinë do të hapen qershorin e 2019, ndërsa kanë lënë një vit kohë për të realizuar disa nga reformat kyçe.

Vazhdo të lexosh

Reklamë