Kreu demokrat, Lulzim Basha akuzoi qeverinë se nuk ka bërë asnjë hap para sa i takon procesit të integrimit.

 

Në një postim në “Facebook:, Basha shprehet se Shqipëria nuk arriti të merrte asnjë qindarkë nga fondi prej 180 mln eurosh që BE u dha vendeve të Ballkanit.

 

Sipas tij, BE vendosi qëllimisht që të ndëshkonte Shqipërinë vetëm për shkak të korrupsionit që ka përfshirë qeverinë.

 

“Shqipëria është i vetmi vend i Ballkanit Perëndimor që nuk përfitoi asnjë qindarkë nga 180 milionë eurot që Bashkimi Europian u dha vendeve të Ballkanit për projekte kombëtare infrastrukturore, për vitin 2019. Është ndëshkim i qëllimshëm kundër një qeverie të korruptuar dhe të lidhur me krimin. Është vazhdim i qëndrimit të prerë të vendeve të Bashkimit Europian për të mbajtur Shqipërinë jashtë çdo procesi afrimi për aq kohë sa në pushtet është Edi Rama. Qeveria Rama është e vetmja qeveri në 30 vjet tranzicion që nuk ka bërë asnjë hap të vetëm në procesin e integrimit europian. Fatkeqësisht izolimi ndërkombëtar që po i bëhet qeverisë Rama po sjell pasoja direkte për Shqipërinë dhe shqiptarët, të cilët po ndëshkohen për shkak të Edi Ramës dhe lidhjeve të tij me krimin. Prandaj largimi i Ramës është një arritje që do të përmirësojë jetën e çdo shqiptari.”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *