E shtunë, 14 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:50 Në vijim ora 05:50: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Basha shpërthen ndaj Ballës: Do të ta fusja një grusht!

Kryetari i Partisë Demokratike ka replikuar ashpër për akuzat e Taulant Ballës, ku ky i fundit i ka përmendur dhe vajzën Viktoria.

 

Sipas Ballës tregon se pronari i projektit të Unazës se Re është kumbari i familjes së Bashës.

 

Reklamë

Në replikën e tij ndaj Ballës, Basha thekson se instikti i prindit me këtë që ti përmende është që të të fus një grusht por u ndala.

“Instikti i parë është instikti i prindit dhe për atë që bëre këtu instikti i parë ishte të të fusja një grusht, por u ndala nga dy gjëra. E para e punës, që të prekësh mu*in, bëhesh vetë pis. E dyta, nuk do të arrija dot t’u përcillja qytetarëve arsyet pse ju nuk votoni vetingun e politikanëve”.

 

Ndërkohë ndër të tjera Basha është shprehur se automjeti i tij marrë në kompaninë Metrin, ku pronar është një durrsak i ndershëm.

 

“A e kuptuar se pse nuk e votojnë vettingun në politikë? Reforma në drejtësi as nuk e ngadalëson, as nuk e plotëson. Eshtë paralel. Vettuingu i largon politikanët nga politika përsa kohë që tregon lidhjet e tyre me krim. Sot ndahet shapi nga sheqeri dhe nuk ka kovë me mut si parafolësi që të ndryshojë këtë. ose doni vettinun në politik që të pastroheni nga kova, ose ndryshe e kuptojnë shqiptarët. Se do Balla vetinguin, pasi është i pari që digjet. Mjaftojnë tabulatet e tyre për të parë se kanë kontakte me krimin e organizuar. Gjetët simbolin e atij që largon vettingun në politik për të thënë shqiptarëve se pse nuk e doni vettinun. Shqiptarët nuk janë budallenj, sot tani ndahet ata që duan të pastrojnë politikën nga politikanët e lidhur me krimin. Automjeti im prej 6 vjetësh është në listën nga kompania “Mektrin”, kompani shumë e mirë, meqë më dhe rastin t’i bëj reklamë. Nuk është as e ndonjë oligarku, as e ndonjë banditi, është enjë durrsaku të ndershëm. Pra makina ime është 6 vite me listë, nga kompania Mektrin o mashtrues i çertifikuar”.

 

 

Ndërsa kreu i grupit parlamentar të PS, Balla i ka kërkuar liderit të opozitës që të tregojë lidhjet me kompaninë Victoria Invest, pasi sipas tij një nga vajzat e ka emrin Viktoria.

 

“Kam një dosje, do ta jap kur të mbarosh. Çdo ditë ti shkon për të takuar banorët e Unazës me këtë makinë. Kjo tregon lidhjen tënde me kompaninë Victoria Invest, dhe të kujtoj që dhe një nga vajzat e tua e ka emrin Viktoria. Janë arsye të kumbarllëkut, kumbare e familjes tënde. Ngrije kokën ngrije,”

Vazhdo të lexosh

Reklamë