Basha “përplaset” me Kryetaren e Kuvendit: Treçereku i deputetëve të PS ndihen të korruptuar

 

Kryedemokrati Basha nuk e kursehu gjuhen e ashpër ndaj deputeteve socialiste në sallën e Kuvendit.

 

Reksa replikonte me Kryetaren e Kuvendit per kohen ne dispozicion te fjales se tij ne Kuvend, Basha sfidoi edhe qeverine duke kerkuar qe te gjithe te hetohen nga SPAk per pasurine e tyre.

 

Basha shtoi se eshte i gatshem qe hetimi pasuror te nise nga vete ai.

 

 

Më poshtë debati ne Kuvend.

 

Përfaqësuesit e fenomenit të korrupsionit mund të çohen të gjithë. Kur flas unë për korrupsion, këtu mund të çohet treçereku i grupit tuaj parlamentar e të kërkojë replikë sepse ndihen të korruptuar, se ndihet i inkriminuar, disa prej tyre janë kriminelë me rekorde kriminale, janë anëtarë të organizatave kriminale të skeduar nga policia e shtetit, nga shërbimi informativ, nga CIA, nga DEA, nga FBI-ja, i ke këtu në këtë sallë. Por për sa kohë që unë s’iu përmend emrin, s’kanë të drejtë të vijnë për replikë, edhe kur ua përmend emrin, ulin sytë përtokë. Me ç’të drejtë jepet replikën personit?

Lundita Nikolla: E përmendët kur morët fjalën.

Lulzim Basha: Nuk e përmenda fare. Ajo ishte replika zonjë. Ajo ishte replikë ndaj saj që vjen këtu të na tregojë legjitimitetin. Zonja 5 milionë, mburresh tavolinave se doli Drejtoreshë e Doganave me 5 milionë.

Lindita Nikolla: Kjo nuk është procedurë, do iu ndërpres fjalën. Ju lutem kjo nuk është procedurë.

Lulzim Basha: Kam të paktën 3 muaj që u jap mundësinë që të provoni që nuk është akuzë. Ndaj, lëreni propagandën në këtë ditë ku duhet të ishin gjysma prej jush në SPAK dhe se kam fjalën thjesht në godinën e SPAK-ut, por në kafazin e SPAK-ut. Aty ku keni çuar njërin prej jush. Lëreni propagandën, jeni kapur në vjedhjen e shekullit. Keni çuar bishtin për kokë dhe koka kushedi ku ju ka shkuar. Keni çuar bishtin e peshkut për kokë dhe koka ka shkuar për peshk me Vuçiç, tek Luca më duket prapë. Kështu që lërini këto. Keni propozimin mbi tavolinë. E keni fare të thjesht. Jeni të pastër ju? Jeni ballëlartë ju, hajde shkojmë të gjithë para SPAK-ut, votoni një nen, dy nene sa janë, SPAK-u me detyrim merr në shqyrtim kontaktet e papërshtateshme dhe pasurinë e gjithsecilit prej nesh. Mos të ketë merak zonja 5 milionë. E fillojmë nga unë i pari, dhe e shohim si dalim para shqiptarëve. Ky është propozimi im. Armiku i mirëqenies së shqiptarëve është korrupsioni. Korrupsionin e bëjnë politikanët të gjithë, nga i pari tek i fundit në SPAK me detyrim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *