Basha ka rrëfyer për herë të parë një propozim që sipas tij I ishte bërë nga serbët për ndryshimin e kufijve të Kosovës  vitë më parë kur ai ishte në kabinetin qeveritar.

Këtë deklaratë kreu i PD e bëri gjatë një takimi me komunitetin shqiptar në Londër.

 

Në lidhje me historinë e hapjes sërish të diskutimit të kufijve. Një miku ynë i përbashkët, ish Minisitri i Jashtëm Besnik Mustafaj tha para pak ditësh se çdo ministri të jashtëm i është propozuar ndryshimi i kufijve të Kosovës. S’e kam thënë më parë, por po e them tani nga Londra: Po, po. Edhe mua më është propozaur. Kanë ardhur, në atë kohë,  autoritetet serbe dhe më kanë paraqitur idenë e ndryshimit të kufijve të Kosovës. Këtë e di unë, e di udhëheqja aktuale e Kosovës, se i kam informiar, e dinë partnerët tanë nga Uashingtoni në Londër, nga Brukseli në Berlin.Ju thashë më parë që jam i tmerruar nga papërgjegjësia totale, me të cilën ata mendojnë se mund të rikthejnë kohën e Millosheviçit apo kohën e luftrave të periudhës së Kongresit të Berlinit. Këta mendojnë akoma si të jenë në shekullin e 19-të.

 

Basha nuk nguroj të ngacmoj përë këtë temë në distancë edhe dy liderët e Shqiperisë dhe Kosovës, Edi Rama dhe Hashim Thaci.

 

Po kurrë nuk ma kishte marrë mendja se idetë që do të dëgjoja nga goja e Vuk Jeremiçit dhe Ivica Daçiç, do t’i dëgjoja më vonë si ide origjinale nga goja e Edi Ramës dhe e Hashim Thaçit. Këtë nuk ma kishte marrë mendja kurrë!

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *