E enjte, 8 Tetor 2026 Zilia deri në 01:15 Në vijim ora 01:15: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Basha: Sapo të vi në pushtet do zeroj taksën e “Rrugës së Kombit”, Rama po spastron Kukësin

Lideri i opozites Basha ka premtuar ne Kukes heqjen e takses per kalimin ne “Rrugen e Kombit”.

 

Reklamë

Gjate takimeve me banoret e ketij qyteti Basha ka deklaruar se me ardhjen e se djathtes ne pushtet nuk do te kete asnje tarife ne kete aks rrugor.

 

Reklamë

 

 

“Edi Rama me Kukësin ka ndjekur politikë spastrimi dhe zbrazje. Ky është njeriu që na hiqet si patriot i madh, por e ka shprehur i pari, a ka mundësi me e heq Kukësin e me ja çu Kosovës që të mos kemi votën e kuksianëve. Ai e di që nuk e ka mbështetjen e kuksianëve dhe qëllimi i tij ishte zbrazja e Kukësit. Për t’i larguar nga shtëpitë e tyre dhe Kukësi kja shkallën më të lartë të emigracioni në të gjithë Shqipërinë. Masat që ka marrë, vendosja e traut, heqja e Universitetit, mbytja dhe shkatërrimi i biznesit, ka goditur Kukësin dhe gjithë Shqipërinë.Duke nisur me anulimin e traut që ka vënë për t’ju ndarë nga pjesa tjetër e Shqipërisë.Do të zerojmë taksën. Ju e arritët një sukses dhe i treguat rrugën se si komunikohet me Edi Ramën.”

 

 

Basha ka premtuar zgjidhje per familjet qe u eshte permbytur toka dhe demshperblim brenda dy viteve te para te qeverisjes se PD. Lideri i opozites ka artikuluar edhe nje premtim tjeter per qytetaret e Kukesit, rihapjen e univerisitetit.

 

Por gjate takimeve ne Kukes, Basha nuk eshte perballur vetem me kritika ndaj qeverise por edhe ndaj vete demokrateve qe drejtojne bashkine e Kukesit.

 

Kreu i partise demokratike ka vene ne dukje se Kukesi eshte nje prej qyteteve me te varfra te Shqiperise sepse kryeministri Rama ka ndjekur nje politike spastrimi ndaj tij.

 

Sipas Bashes e djathta e ka zgjidhjen per kete situate duke ulur cmimin e energjise, cmimin e naftes, duke aplikuar politika sociale ne menyre qe asnje familje te mos mbetet pa uje, pa buke e pa drita.

 

Por per ti realizuar te gjitha keto duhet qe se pari kuksianet ti bashkohen protestes se 16 shkurtit per te rrezuar qeverine Rama e per ti hapur rruge nje qeverie kalimtare qe do te organizoje zgjedhjet.

 

Më shumë video

Reklamë