Basha vazhdon të jetë i palëkundur në qëndrimin e tij se nuk mund të ketë zgjedhje me Edi Ramën kryeministër.

Gjatë takimit me mbështetesit e PD në Mat, Basha shprehu mirënjohje për aleatët e BE-SHBA, që nuk e lënë popullin shqiptar vetëm në betejën për liri.

 

Nesër dhe në ditët e ardhëshme do të vendoset fati për 10 vitet e ardhëshme. Dhe sa I takon shumicës së bashkuar të shqiptarëve, fundi I tranzicionit dhe ëndrra jonë për Shqipërinë si gjithë Europa, do të jetë konkluzioni final I kësaj beteje.Për këtë duam, kërkojmë dhe mirëpresim, ndihmën bujare që na ofron dhe na shtrin në momente kritike për vendin tonë, dora e aleatëve tanë perëndimorë. Mirënjohje Gjermanisë aleate dhe mike, mirënjohje vendeve të tjera të BE-së dhe SHBA, që publikisht dhe jopublikisht, nuk e lini vetëm popullin shqiptar në këtë betejë për jetë a vdekje.Një gjë është e sigurtë për, për shqiptarët e bashkuar dhe opozitën e zhveshur nga çdo pushtet institucional, por e rreshtuar me zemër e mendje, krah qytetarëve tanë, ka vetëm një rrugë: rruga e standarteve europiane, rruga e standarteve amerikane. Kjo nuk negociohet. Largimi I Edi Ramës nuk negociohet.

 

24 orë para protestës Lulzim Basha akuzoi Ramën se sakrifikoi shqiptarët për pushtetin. Lideri i selisë blu tha se PD sakrifikoi mandatet për qytetarët.

 

Edi Rama ka pasur mundësinë me qindra herë të zgjidhte në favor të qytetarëve dhe jo në favor të krimit, të zgjidhte të ndihmonte njerëzit dhe jo të pasuronte veten e tij dhe oligarkët, të zgjidhte të ndihmonte vogëlushët shqiptarë e jo t’u vidhte paratë e bukës së gojës, të zgjidhte të ndihmonte pacientët shqiptarë dhe jo të pasuronte 3 oligarkët e koncesioneve. Të gjitha herët që Edi Rama ka qenë përpara këtyre dy zgjedhjeve, kurrë nuk zgjodhi popullin, kurrë nuk zgjodhi njerëzit. Ai sakrifikoi gjithmonë të mirën e qytetarëve.Sakrifikoi sigurinë tuaj për krimin.Sakrifikoi ekonominë tuaj për oligarkinë.Sakrifikoi të ardhmen tuaj, votën tuaj për pushtetin e tij personal.Sot jam para jush krenar, si kryetari i një opozite dhe i Partisë Demokratike të Shqipërisë, që sakrifikoi mandatet e saj për t’u rreshtuar në krahun tuaj. E në krahun tuaj do të jem e do të jemi deri në fund. Sepse beteja jonë nuk bëhet për karrige, beteja jonë nuk bëhet për pushtetin tonë, bëhet për një transformim jetik pa të cilin nuk ka të ardhme, pa të cilin nuk ka ekonomi, pa të cilin nuk ka siguri, pa të cilin nuk ka punësim. Bëhet për një transformim jetik, që e bëri Evropën Evropë dhe Amerikën Amerikë. Beteja jonë bëhet që pushteti këtej e tutje, me kushtetutë, me Kod Zgjedhor, me të gjitha levat dhe mekanizmat, të jetë me të vërtetë i qytetarëve shqiptarë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *