E diel, 4 Tetor 2026 Zilia deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Basha: Sa më gjatë qëndron kjo qeveri, aq më keq bëhet jeta për njerëzit

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha shkruan se sipas raportit të publikuar nga organizata e pavaruar “Freedom house”, Shqipëria ka probleme të mëdha me demokracinë dhe përfaqësimin.

 

Reklamë

Përmes një postimi në “Twitter”, lideri demokrat thekson se korrupsioni është në nivelet më të larta dhe kriminelët nuk ndëshkohen nga institucionet e drejtësisë, të cilat i cilëson të kapura nga një parti.

 

“Sipas Freedomhouse Shqipëria ka rënë poshtë në indeksin politik dhe të drejtave te njeriut. Shqiptarët sot jetojnë në një vend që ka probleme të mëdha me demokracinë dhe përfaqësimin e tyre, me korrupsion në nivelet më të larta, me censurë për mediat, me krimin që nuk ndëshkohet me institucionet e kapura nga një parti. Sa më gjatë qëndron kjo qeveri, aq më keq bëhet jeta për njerëzit. Shqiptarët kërkojnë ndryshim! ditemetemira”, shkruan Basha.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë