E premte, 13 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Basha rrëzon kërkesën për protestë në shkurt, ja emrat e Këshillit Politik

Lideri i opozites Basha ka mbledhur mbrëmjen e kësaj të mërkure aleatet per te diskutuar rreth perfaqesimit te opozites ne mbledhjen e Keshillit Politik, qe eshte dhe pika e pare e marreveshjes per reformen zgjedhore.

Opozita ka vendosur qe ne mbledhjen e se enjtes te shkojne Oerd Bylykbashi, Petrit Vasili, Mesila Doda, Fatmir Mediu dhe Vangjel Dule.

Me heret lideri i opozites Basha mblodhi kryetaret e degeve per ti sqaruar per marreveshjen per reformen zgjedhore dhe hapat qe do te ndjeke opozita.

Ne mbledhje ka patur propozime per nje proteste ne pervjetorin e djegjes se mandateve ne shkurt, por ky propozim nuk eshte miratuar.

Reklamë

Basha ka mbledhur dhe ish deputet dhe anetaret e kryesise per ti sqaruar per marreveshjen.

Mbledhja ka kaluar pa debate.

Vazhdo të lexosh

Reklamë