Kreu demokrat Lulzim Basha deklaroi se vijimin e protestës e dinë vetëm qytetarët.

 

Ai tha për mediat se opozita do të vazhdojë të qëndrojë në shesh para kryeministrisë për për të kërkuar qeveri tranzitore dhe zgjedhje të parakohsshme.

 

Ndërkohë më herët, kreu demokrat Lulzim Basha akuzoi policinë se ka ndërprerë kontaktin me organizatorët.

 

Ai tha para mediave se protestuesit erdhën për të protestuar pa dhunë por, siaps tij, ranë pre e skenarit të kryeminsitrit Edi Rama.

 

Sipas Bashës, kryeministri Rama tërhoqi qëllimisht policisë me qëllim që të krijohej një skenar përplasjeje.

 

“Ky që shohim është një skenar. Ju e patë sesi, pas një përpjekjeje fare të lehtë nga një grup banorësh të Unazës, papritur u ça kordoni i policisë, që të përdorej dhuna, të hidhej gazi lotsjellës. Dhe e gjitha kjo që dëgjoni në altoparlant, është pjesë e një skenari kriminal të policisë, të vënë nën urdhrat e Edi Ramës, për të provokuar një gjendje të tillë. Protestuesit kishin ardhur për të demonstruar paqësisht, pa dhunë. Po flisnin qytetarët. Në qendër të sheshit po flisnin qytetarët e Unazës, po flisnin fermerët, studentët, minatorët dhe, për shkak të skenarit të tyre ogurzi, tani gjendja ka dalë jashtë kontrollit dhe nuk duket asnjë polic, askund. Nuk merr kontakt me organizatorët e protestës, por vazhdon t’i fryjë skenarit të përplasjes dhe të dhunës me këto mesazhe idiote. Policia nuk po zbaton ligjin, policia e ka thyer ligjin”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *