E shtunë, 19 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:10 Në vijim ora 13:10: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Basha: Regjimi kriminal i Ramës po bie

Ne reagimin e pare pas vendimit per masën e sigurisë per 23 protestuesit, lideri i opozitës Lulzim Basha ka akuzuar kryeministrin Rama se ka privatizuar policinë, gjykatat dhe prokurorinë, pasi asnjë dhunues i protestuesve nuk doli para gjykatës; ndërkohë qe edhe deputetet e opozitës ranë pre e dhunës.

 

 “Katër ditët e fundit keni parë se si gjykatat, prokuroria, policia por edhe gjykata kanë shkelur dhe nëpërkëmbur të drejtat e qytetarëve të pafajshëm që protestonin për të drejtat e tyre legjitime, si Lulzim Popa, invalid që u grabit të mes të natës dhe u mbajt dy ditë pa ilaçet e tij duke i terrorizuar nipër e mbesa. U ngrit sepse s’kishte para që i vunë tek dera e shtëpisë.”

 

Basha ka theksuar standardet e dyfishta, duke e ilustruar me shembuj konkrete.

 

“Burgos qytetarët që ngrihen për të drejtat e tyre dhe lë të lirë Sajmir Tahirin që është kapur me përfitime miliona euroshe nga trafiku i drogës, kur ishte Ministër i Brendshëm. Lë të lirë Vangjush Dakon, të kapur dhe të interceptuar në bashkëpunim me kriminelët duke u dhënë tendera, duke u premtuar koncesione në shkëmbim të blerjes dhe dhunimit të votës.”

 

Kreu i Pd Basha ka paralajmëruar rivalin politik se regjimet që përdorin dhunën dhe forcën kundër njerëzve, janë vetëm pak hapa larg rrëzimit.

 

Popullin shqiptar nuk e nënshtron dot, nuk e privatizon dot. Ne do të jemi aty, siç kemi qenë sot në krahë të qytetarëve të pafajshëm kuksianë. Do të jemi nesër në protestat e njoftuara nga qytetarët, nga sipërmarrësit e vegjël, nga fermerët, nga qytetarët që janë larguar nga ndihma ekonomike, në Bradashesh, në Milot, në Vorë dhe në Çermë.”

 

Pikërisht ne keto pika, opozita do te bllokoje per 3 ore rrugët si shenja e pare e mosbindjes civile.

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Më shumë video