Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka deklaruar se marrëveshja e arritur dje mes palëvepër reformën zgjedhore, ka si synim të vetëm të kthejë lirinë e votës për qytetarët shqiptarë.

 

Kryedemokrati në fjalën e tij ka theksuar se Reforma zgjedhore nuk do të diktohet nga qeveria e dalë me votat e blera dhe pseduopozita e blerë më paratë e krimit dhe oligarkisë.

 

Basha në deklaratën e tij për mediat ka theksuar se tre konkluzionet mes palëve, nuk u arritën për shkak të zemërgjerësisë së palës tjetër, por u arritën për shkak të presionit ndërkombëtar për të shtyrë para axhendën e shëndoshjes së demokracisë.

 

“Garantoj qytetarët shqiptarë, demokratët mbështetësit e opozitës, të zhgënjyerit nga partia e tyre, se procesi ka një dhe vetëm një qëllim të kthejë lirinë e votës, që cdo shqiptar të vendosë për qeverinë që do, parlamentin që do, e ti shkarkojë ato me votë, siç ndodh kudo në rajon. Kjo betejë nuk bëhet as për karriget tona, as fatet tona politike. Sakrifica e mandateve të djegura, solli atë që cdo kush mund ta konsideeronte të pamundur, vetëndërgjegjësimin e perëndimit, se Shqipëria ka nevojë për ndihmë. Mos kini asnjë dyshim, është vetëm fillimi i një beteje që do të konsiderohet e fituar kur të kemi nje qeveri e Parlament të dalë nga vota e qytetarëve. Për opozitën objekitivi politik është i qartë, largimi një orë e më parë i kësaj qeverie me zgjedhje të lira e të ndershme, që do i paraprijë një reformë zgjedhore. Kushti i parë është miratimi i reformës zgjedhore. Është i vetmi kusht ku opozita ka një rol për të luajtur, dhe e ka luajtur me vetëdije të plotë, në shërbim të një interesi të vetëm, të qytetarëve shqiptarë. Po të ishte për interesa meskine kishte dhjetëra rrugë të tjera, që i kemi refuzuar me përbuzje. Kurrë s’ka qenë më ulërtise kërkesa për ndryshim. Ditë për ditë zbulohen kryebashkiakë me rekorde kriminale, qytetarët bien viktima të sundit të krimit. Rruga e vetme për të dalë është të bashkojmë forcat, e cdo force politike, qytetari, pensionisti, shoqëri civile, studenti, për të vendosur edhe këtu ato standarde. E gjitha kjo është produkt i bashkëjetëses së politikës me krimit, dhe grabitjes së gjithckaje, nga një grusht njerëzish. Kjo është partia e babëzisë. Mundja e tyre, dhe shporrja nga zaptimi i institucioneve është synimi i vetëm i opozitës.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *